Ministri Ademi: Vullnetarizmi në çdo shtet,potenciali kryesor njerëzor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr.Arbër Ademi sot ka marrë pjesë në promovimin e Programit të Korpusit Evropian të Solidaritetit që u zhvillua në Info-Qendrën e BE-së në Shkup.

Marketing

Ademi para të pranishmëve në emër të MASH-it shprehu kënaqësinë për pjesmarrjen e vendit në Korpusin Evropian të Solidaritetit. Korpusi Evropian i Solidaritetit është program që ka për qëllim të promovojë solidaritetin si vlerë kryesisht përmes vullnetarizmit dhe të përforcojë inkuadrimin e të rinjve dhe organizatave në aktivitete me cilësi të larta solidare. Programi në fjalë është një nga mjetet që duhet të kontribuojë në përforcimin e unitetit, solidaritetit dhe qytetarizmit në Evropë dhe njëkohësisht t’u përgjigjet sfidave shoqërore, me fokus të veçantë promovimin e përfshirjes sociale.

Arbër Ademi vlerësoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e vendit në Korpusin Evropian të Solidaritetit aplikuesve potencialë, organizatave dhe qytetarëve tanë që veprojnë në këto kufi u jepet mundësia të aplikojnë për projekte në Agjencinë Nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet.

I pari i arsimit në vend mes tjerash potencoi se të rinjtë duke u përfshirë në këto aktivitete, ata kanë mundësi të përvetësojnë shkathtësi dhe kompetenca për zhvillimin e tyre personal, arsimor, social, qytetar dhe profesional – elemente këto që ndikojnë në përmirësimin e statusit të tyre për punësim dhe të njëjtit bëhen qytetarë aktiv në krijimin e rrjedhave shoqërore.
Vullnetarët dhe vullnetarizmi në çdo shtet është potenciali kryesor njerëzor që vazhdimisht mobilizohet dhe posedon njohuri dhe shkathtësi relevante të dobishme për komunitetin.
Shtetet që kanë ambicie që shoqëritë e tyre të jenë humane, të kenë kapital njerëzor mobil, të posedojnë kohezion të brendshëm, por njëkohësisht të jenë demokratike-pluraliste dhe të cilat synojnë zhvillimin, kanë interes të madh për të zhvilluar voluntarizmin (vullnetarizmin). Ndaj, në këtë operacion (aktivitet) do të duhet të përfshihen të gjitha subjektet dhe segmentet e shoqërisë, me qëllim që përpjekjet e sinkronizuara të shënojnë rezultate të dukshme” deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi

Marketing