Ministri Arbër Ademi dhe komisioneri Zannier konfirmojnë rëndësinë e integrimit ndëretnik në arsim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi ka pritur sot për një takim pune përfaqësues të OSBE-së, të kryesuar nga komisioneri i lartë për çështje të pakicave kombëtare pranë kësaj organizate, Llamberto Zannier.

Marketing

Gjatë takimit, palët konfirmuar frymën e mirë të bashkëpunimi të ndërsjellë dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe krijimin e mundësisë për zgjerimin e tij, me projekte dhe programe të cilat promovojnë tolerancën ndëretnike, bashkëjetesën dhe integrimin multikulturor e multigjuhësor.

Ministri Ademi, informoi delegacionin e OSBE-së për aktivitetet të cilat ndërmerren nga MASH dhe Qeveria në drejtim të përmirësimit të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit përmes ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme ligjore dhe përfshirjes së të gjitha palëve në propozimin dhe përcaktimin e risive që nevojitet të ndodhin në sistemin tonë arsimor.

Strategjia arsimore 2018-2025, sikurse konsideruan ministri Ademi dhe komisari Zannier, është gjithashtu një pikë referimi për angazhimet që duhen ndërmarrë me qëllim avancimit të sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe orientimin e saj drejt zhvillimeve evropiane dhe botërore.

MASH dhe OSBE do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm proceset e integrimit ndëretnik në sferën e arsimit, pasi për shtete multietnike si RMV-së fryma e tolerancës dhe integrimit janë jetike për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë, respektivisht për integrimin familjen e madhe evropiane. Për këtë qëllim, sikurse u dakorduan ministri i Arsimit dhe komisari i lartë i OSBE-së, Ademi dhe Zanier, do të vazhdohet edhe më tej me realizmin e Programit “Ndërtojmë ura”, i cili realizohet prej gjashtë vitesh, përmes aktivitete shkollore jashtë mësimore. Integrimi multietnik në arsim, është gjithashtu projekt i cili mbështete nga OSBE-ja dhe që ka dhënë rezultate e para pozitive që në fazat e para.

Marketing