Ministri Arbër Ademi i përkushtuar maksimalisht për të sensibilizuar dobitë e arsimit profesional

Është bërë gati një muaj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës me impenjimin edhe të vetë ministrit Arbër Ademi kanë filluar fushatën për promovimin e arsimit profesional “EDHE E MESME EDHE E VLEFSHME – ZGJEDH ARSIMIN PROFESIONAL.
Karvani i aktiviteteve përkatëse ka vizituar deri më tani komunat e rajonit të Shkupit, Velesit, Shtipit, Gostivarit dhe Tetovës.

Marketing

>
Vlen të theksohet se fushata ka gjetur mbështetje të madhe nga shumë profesionistë të dëshmuar në vendin tonë, të cilët janë rreshtuar dhe kanë vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e vetë ministrit Ademi për të orientuar nxënësit drejt shkollimit që u hap perspektivat për punësim më të shpejtë dhe karrierë më të sigurtë profesionale

Martina Apostolovska, dizajnere e këpucëve, profesioniste e dëshmuar me suksesin e saj
në një prononcim drejtuar të rinjëve ka porositur këta të fundit që të zgjedhin rrugën që njeh suksese por që në çaste të vështira mund të durojë edhe dështime. Pavarësisht kësaj të fundit, ajo u bën thirje të rinjve të fitojnë njohuri në zanatin që zgjedhin, pasi suksesi dhe përvoja – të dyja së bashku do ti shpijnë më afër qëllimit, e kjo është të zgjedhin arsimin profesional.

Gjithashtu edhe stilisti shkupjan me renome ndërkombëtare Armend Ramadani, përmes një prononcimi drejtuar të rinjve ka përshkruar shembullin e suksesit të tij, i cili me profesionin e vet ka arritur të jetë një ndër stilistët më të suksesshëm dhe më të njohur në rajon e më gjerë. Ai, ka udhëzuar të gjithë të rinjtë që të zgjedhin arsimin e mesëm profesional, duke nënvizuar se të rinjtë duhet të përcaktohen për drejtimin që ia vlen dhe se duhet të punojnë atë që e duan.

Bazuar në frymën pozitive dhe mbështetjen që ka gjetur kjo fushatë e ministrit Ademi, në njërën anê dhe në anën tjetër interesimi që ka ngjallur tek të rinjtë arsimi profesional, nuk ka dyshim se nuk do të mungojë suksesi.