Ministri Arbër Ademi, në Forumin Botëror të Arsimit në Londër

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi, këto ditë po merr pjesë në Forumin Botëror të Arsimit në Londër të Britanisë së Madhe.

Marketing

Në këtë Forum po marrin pjesë ministrat e më shumë se 150 vendeve të botës, të cilët kanë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre lidhur me reformat në arsim sipas standardeve botërore dhe veçanërisht, risitë dhe rëndësinë e digjitalizimit në arsim.

Poashtu, ministri Ademi ka zhvilluar shumë takime edhe me përfaqësues të institucioneve me renome në Britaninë e Madhe, si me ata të OECD, Microsoft dhe të tjerë.

Gjatë vizitës, Ademi u takua gjithashtu edhe me stipendistët nga Republika e Maqedonisë, të cilët studiojnë në disa nga universitetet më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

Marketing