Ministri Bekteshi dhe ambasadorja e Zvicrës, Tejada promovuan platformën SAFETRAVELS!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sibel Zuter Tejada dhe me Drejtorin e Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski, me Odat dhe shoqatat turistike, promovuam platformën për zbatimin e protokolleve për “Vulën për turizëm të sigurt” (Safe travels stamp).

Marketing

Ministri Bekteshi u bëri thirrje të gjithë faktorëve: hotele, restorante, agjenci, akomodim privat, lloje alternative të turizmit, ciceronë dhe persona të tjerë juridik dhe fizik që të informohen për protokollet përmes platformës WWW.SAFETRAVELS.GOV.MK, të njëjtat t’i implementojnë dhe të kërkojnë nga komisionet që e njëjta të certifikohet dhe në ofertat e tyre të shfrytëzojnë vulën e sigurisë.

Ai theksoi se Pandemia shkaktoi dëme të mëdha dhe turizmi përjetoi momentet më të vështira në dekadat e fundit, por ministria e Ekonomisë, si institucion kompetent, për zhvillimin e turizmit ka dëshmuar se do të jet me ekonomistët në momente të vështira.

Ministri Kreshnik Bekteshi gjithashtu falënderoi ambasadën e Zvicrës, odat ekonomike dhe shoqatat që janë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm për turizmin, si dhe theksoi se mbështetjen e tij gjithmonë do ta gëzojnë të gjitha ato aktivitete që kanë për qëllim përmirësimin e ofertës turistike në Maqedoninë e Veriut.