Ministri Bekteshi: Do të shfuqizohet ndalesa për eksportin e miellit në shtetet fqinje

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi informoi sot lidhur me masat për importin dhe eksportin e grurit dhe miellit.

Marketing

“Sot kisha mundësin që të mbaj takim me prodhuesit e miellit ku bashkërisht konstatuam se vendimet e mara nga ministria e ekonomisë para disa javësh kanë qenë të drejta.
Këto vendime kanë siguruar plasman dhe furnizim me miell për të gjithë qytetarët ndërsa nuk kemi has në rritje të çmimit të miellit. Tema që do ta diskutojmë në Qeveri është shfuqizimi i ndalesës për eksportin e miellit në shtetet fqinje me qëllim që prodhuesit vendorë të jenë konkurrues”, ka deklaruar minsitri Bekteshi.

Marketing