Ministri Bekteshi: Investimet e Huaja Direkte arritën 327 milion euro

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vikendit dhe sot ka shpalosur një sërë të dhënash mbi zhvillimin pozitiv ekonomik të vendit dhe efektet nga Plani për rritjen ekonomike.

Marketing

Ministri Bejkteshi ka informuar lidhur me sasinë rekorde të investimeve të huaja direkte në Maqedoni, të cilat vetëm gjatë 6 mujorit të pare të vitit 2018-të kanë arritur 327 milion euro.

Në krahasim me mesataren në tre vitet e fundit, shënohet rritje mesatare për 218 për qind, njofton ministri Bekteshi. Me statistikë të tillë zyrtarisht doli edhe Banka Qëndrore e Maqedonisë.

‘Unë mendoj se në ekonomi asgjë më mirë nuk flet se sa shifrat, dhe ato tregojnë rezultate reale që kemi arritur me politikat tona të drejta ekonomike, ka deklaruar Bekteshi.

Bekteshi gjithashtu ka njoftuar edhe për rritjen e vazhdueshme të eksporteve, duke theksuar se vetëm nga kompanitë që operojnë në zonat e lira ekonomike, e që janë ksportuesit tanë më të mëdhenj në pesë muajt e parë të vitit, vlera e mallrave të eksportuara arriti në gati 1 miliardë euro, duke krijuar një efekt neto të eksportit të zonave me vlerë të afro 150 milionë eurove.

Marketing