Ministri Bekteshi në takim me Lidhjen e Odave: Punojmë në targetimin e masave antikrizë për sektorët më të prekur

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi takim pune me me Kryetaren e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska.
Në takim të pranishëm ishin edhe kryetarët e sektorëve të Lidhjes së Odave.
Ministri informoi përfaqësuesit e Lidhjes së Odave ekonomike se Ministria e ekonomisë dhe Qeveria punojnë në mënyrë intensive në masat e reja për mbështetjen e sektorëve më të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi Covid 19. Për momentin po bëhen vlerësimet që të sigurohen mjetet për Pakon e katërt të masave ankti krizës.
“Është kënaqësi që si ministër i ekonomisë edhe në mandatin e kaluar por edhe njëkohësisht në mandatin të cilin e kemi në vitet e ardhshme të takoj Odat ekonomike ku në mënyrë më të hapur dhe transparente diskutojmë rreth krijimit të masave të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me inkurajimin e ndërmarrësisë në përgjithësi për tu zhvilluar por njëkohësisht edhe stimulimin e konsumit në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të vetmin qëllim që në mënyrë indirekte të ndikoj edhe në ekonominë e vendit në veçanti në sektorin e tregtisë dhe në sektorin e gastronomisë dhe turizmit si sektor të cilët kanë qenë më të goditur nga pandemia COVID 19. Si Ministri e ekonomisë jemi duke përgatitur masat e Pakos së katërt ekonomike të cilat kryesisht do të targetojnë sekor të veçantë të cilët kanë qenë pothuajse të mbyllura, sektorë të cilët kanë pasur ndikim pozitiv në të kaluarën sa i përket edhe rritjes ekonomike. Sot do të diskutojmë por edhe do marrim propozime konkrete nga ana e Odës ekonomike që nga fillimi i muajit të ardhshëm të fillojmë me realizimin e këtyre masave” nënvizoi Bekteshi.
Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska theksoi ndihma e shtetit sa më e shpejtë e shtetit është e nevosjhme për mbijetesën e biznesit veçanërisht për kompanitë të cilat kanë investuar për vite me radhë
“Таkimi i sotëm është takimi i parë të cilin po e realizojmë në mandatin e ri me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ajo që dua të cek është se në takim janë të pranishëm Odat të ndara sipas fushave dhe veprimtarive të cilat janë metëvëretë të prekura nga situata aktuale që është shkaktuar nga pandemia. Ajo që është me rëndësi është se në javët e ardhshme do të kemi masa financiare konkrete kualitative dhe të targetuara për ndihmë të ndërmarrjeve konkretisht për të gjithë ata që shohim se kanë probleme me likuiditetin pra në periudhën e fundit disa mujore. Vlerësojmë se kjo mbështetje financiare që është kryesisht në domenin e Ministrisë së ekonomisë konkretisht në sektoret që mbulon kjo ministri është e nevojshme të realizohet shpejtë, të jetë mirë e targetuar, me rëndësi të veçantë është që tu ndihmohet që ti tejkalojnë këto ditë të vështira që të mund të vazhdojnë të punojnë edhe më tej dhe të mos e zvogëlojnë numrin e punonjësve. Do të diskutojmë në detaje për masat dhe besojmë që do të ketë komunikim të mirë për nevojat e sektorit privat“ ceku Arsovska.
Ministri Bekteshi theksoi se masat do të miratohen me përfshirjen e plotë dhe konsultimin e sektorit bazuar në nevojat reale. Ai informoi se bashkëpunimi me Lidhjen e Odave në periudhën e ardhshme do të intensifikohet në mënyrë që masat ekonomike të kenë një efekt më të madh në sektoret më të prekur. Bekteshi njoftoi se mbështetja do të vazhdojë në periudhën e ardhshme përmes Pakos së katërt të masave që është në përgatitje e sipër. 

Marketing
Marketing