Ministri Bekteshi ne terren, inspektoi se si bëhet kategorizimi i objekteve hotelierike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ishte në terren, ku së bashku me Komisionin për kategorizim të objekteve hotelierike, që përbëhet nga 13 anëtarë, përfaqësues të instutucioneve të ndryshme inspektoi procesin e kategorizimit të hotelit “Aleksandar 2“ në Shkup, i cili në Ministrinë e Ekonomisë ka aplikuar për kategorizim të hotelit me 4 yje.

Marketing

Ministri Bekteshi gjatë inspektimit tha se kishte për synim informimin nga afër të qytetarëve me këtë proces kompleks në fushën e turizmit, respektivisht se çfarë duhet bërë hotelierët për të përfituar yjet e dëshiruara nga ana a e tyre.

“Rëndësia e hotelierisë sot tregohet si kontribues kryesor ekonomik si në ekonomitë botërore ashtu edhe në atë nacionale sa i përket investimeve kapitale, vlerës së shtuar, punësimit dhe kontributeve tatimore. Prandaj, është e rëndësishme të thuhet se rritja e numrit të hoteleve në vend, veçanërisht hoteleve luksoze, dëshmon se politikat e Ministrisë së Ekonomisë për të krijuar kushte sa më komforte për turistët, do të jenë në rend të parë, deklaroi Bekteshi.

Pronari i hotelit “Aleksandar 2“, Spiro Çorogunov falënderoi ministrin Bekteshi për vizitën e punës, dhe tha se këto arritje janë rezultat i politikave vizionare të Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë.

‘Ekonomia është në rritje, turistët çdo ditë e më shumë e vizitojnë si kryeqytetin, ashtu edhe gjithë vendin, dhe çdo investim I ri është kontribut edhe në ekonominë edhe dëshmi ndaj botës se edhe në mundemi paralelisht me vendet tjera, të shkojmë përpara’, deklaroi Çorogunov.

Ministri Bekteshi tha se këtë vit është plotësuar parakohe synimi që të kemi 1 milion turistë dhe 3 milionë bujtje, ndërsa rritja e numrit të turizmit dhe rritja e numrit të hoteleve në vend, sjell rritje të ekonomisë në tërësi, dhe standard më të mire jetësorë për të gjithë.

Në Maqedoni veprojnë afro 220 hotele, prej të cilave me 5 yje janë 15, me 4 yje 70 dhe me 3 yje 85 hotele, hotele me 2 yje ka 34, dhe me 1 yll 16.