Ministri Çuçi nxjerr shifrën zyrtare, ja sa shkon fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit

Ministri Bledi Çuçi ka treguar sot shifrën zyrtare të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit. Fatura zyrtare shkon në 985 milionë euro.

Marketing

“Ky dokument s’është shterues por do shërbejë si udhërrëfyes për programin e rindërtimit”, tha ministri ndër të tjera.

“Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit u prekën 202291 persona nga 11 bashki të vendit. Një kontribut i madh erdhi nga miqtë ndërkombëtarë. Vetëm një javë pas tërmetit qeveria kërkoi mbështetjen e BE-së, OKB-së dhe BB për një proces për të identifikuar dëmet dhe nevojat. 60 ekspertë të huaj dhe vendas dhe zyrtarë shqiptarë e përfunduan raportin në 30 janar. Është punuar me ritëm të lartë. 50 mijë ndërtesa verifkuan dhe u verifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. U zhvilluan edhe katër anketa për nevojat socio-ekonomike. Dëmet janë 98.574.906”.

Në fund të vitit të kaluar, me kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore u angazhuan të kryejnë së bashku një vlerësim gjithëpërfshirës të pasojave, ndikimeve dhe nevojave që vijnë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Katastrofa natyrore i kushtoi Shqipërisë jetën e 51 personave dhe la të paktën 14,000 banorë pa shtëpi. Qindra ndërtesa kanë pësuar dëme serioze.

Marketing