Ministri Çulev falënderon qytetarët për respektimin e orës policore

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në acebook u shprehu falënderim të gjithë qytetarëve të cilët e kanë respektuar ndalesën për lëvizje gjatë orës së vazhduar policore që filloi të premten në orën 16 dhe përfundoi në mëngjesin e sotëm në orën 5.

Marketing

“U shpreh falënderim atyre qytetarëve që janë të ndërgjegjshëm për sfidën me të cilën po përballemi të gjithë dhe i respektojnë vendimet e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes dhe rekomandimet për distancim social”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

Sipas statistikës së MPB-së, në 24 orët e fundit (12-13 prill) ndalesën për lëvizje në të gjithë territorin e shtetit nuk e kanë respektuar 172 persona, ndërsa prej tyre janë arrestuar 134 persona. Të tjerëve u janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.

Pjesa më e madhe e tyre janë në rajonin e SPB Shkup dhe janë persona të moshës prej 18 deri në 67 vjet.

Sipas të dhënave statistikore, 253 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, ndërsa gjatë kontrolleve të kryera nga policia, nuk janë evidentuar persona të cilët nuk i kanë respektuar masat për izolim dhe vetizolim.

Marketing