Ministri Çulev konfirmon aksionin në Krushopek

Aksioni në fshatin Krushopek për trafikim të paligjshëm të drogës është konfirmuar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili në rrjetin social fejsbuk ka shkruar se Ministria e Punëve të Brendshme është dukë ndërrmarë një gamë të gjërë të masave dhe aktiviteve operative, njofton Shenja.

Marketing

Më udhëzimin e Prokurorit Publik dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, bëhen kërkime në zonën e fshatit Krushopek afër Shkupit për trafikim ilegal të drogës. I gjithë kapacitet i MPB-së është vendosur në mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit. Ka kaluar koha kur udhëheqësia e lartë e MPB-së kanë bashkëpunuar dhe kanë mbështetet strukturat kriminale të vendit. Ne do të njoftojmë më shumë informacion për publikun gjatë ditës së nesërme”, ka shkruar Çulev në fejsbuk, transmeton Shenja.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me drogën dhe sasinë e saj, ndërsa jozyrtarisht mësohet së bëhet fjalë për një dërgesë të madhe të kokainës që është dashur të dërgohej në Slloveni.