Ministri Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

MAQEDONI
Ministri Dimitrov për vizitë pune në Bruksel
09/12/201909/12/2019

Marketing

Shkup, 9 dhjetor 2019 (MEDIAL) – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.

Siç potencojnë nga MPJ, ministri Dimitrov sot do të marrë pjesë në mëngjesin e punës me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në organizim të ministrit grek për Punë të Jashtme Nikos Dendias.

“Mëngjesi i punës, drejtpërdrejtë para mbajtjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, do të paraqesë mundësi që ministri Dimitrov t’i njoftojë kolegët ministra për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së me ngjarjet e fundit politike në vend, me fokus të prioriteteve kyçe të lidhura me qeverisjen e së drejtës si dhe implementimin e Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Njëherit do ta përsëris kërkesën Këshilli sa më shpejtë që është e mundur të arrijë pajtueshmëri për metodologjinë e re negociuese dhe pa anulim të mëtutjeshëm ta sjellë vendimin për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, potencojnë nga MPJ.

Në suaza të vizitës në Bruksel, ministri Dimitrov do të takohet me Oliver Varheji, eurokomisar për politikë fqinjësore dhe zgjerim, me shefin e kabinetit të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishell dhe me shefin e kabinetit të kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.

Nga MPJ informojnë se janë parashikuar takime edhe në Parlamentin Evropian me kryetarin e grupit Rindërtimi i Evropës Daçijan Çolos dhe me shumë eurodeputetë. .