Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Strasburg, Francë.

Në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, siç kumtoi MPJ-ja, Dimitrov do të realizojë takime me shefat e grupeve të deputetëve në Parlament, mes të cilëve kryetarin e ALDE-së – Hans van Balen, kryesuesin me Komisionin për punë të jashtme në Parlamentin evropian (AFET) – Dejvid MekAlister, i cili vjen nga Partia Popullore Evropiane, si dhe me bashkëpartiakun e tij, Andrej Kovaçev.

Në fokus të bisedave do të jenë edhe fazat e mëtejshme nga procesi eurointegrues i Republikës së Maqedonisë, pas konkludimeve të Këshillit evropian javën e kaluar.

Artikulli paraprakMinistri Ademi në konferencë për arsim profesional dhe teknik në Berlin
Artikulli tjetërGjatë 24 orëve gjashtë aksidente në Shkup