Ministri Dimitrov për vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Marketing

Përveç takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Siç njoftoi MPJ, në takim do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, si dhe perspektivat në bashkëpunimin e mëtejmë në fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe lidhjen infrastrukturore.

Bashkëbiseduesit në takime do të këmbejnë edhe mendime rreth perspektivave në gjendjet në rajon dhe integrimin e tyre në strukturat evropiane dhe euroatlantike

Marketing