Ministri Dimitrov u takua me shefat e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve presidenciale

Kënaqësi nga rrethi i dytë i zbatuar mirë i zgjedhjeve presidenciale dhe nga atmosfera e qetë dhe demokratike që mundësoi shprehje të lirë të vullnetit të votuesve, treguan shefat e misioneve vëzhguese në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Punëve të jashtme, në takimin mes Dimitrovit dhe shefave të misioneve vëzhguese të asambleve parlamentare të OSBE-së, Seren Mobornj, të Këshillit të Evropës, Mari-Kristin Daloz, si dhe me shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së, Korenelia Jonker u theksua efikasiteti, profesionaliteti dhe paanshmëria e administratës zgjedhore, si dhe transparenca e mbarë procesit zgjedhor.

“U potencua edhe roli i mediumeve të cilat mundësuan shumë informata për kandidatët dhe mbulim të balancuar të fushatës. Edhe pse korniza ligjore për mbajtje të zgjedhjeve është vlerësuar si e volitshme për mbajtje të zgjedhjeve demokratike. megjithatë u fol për nevojën për reformë gjithpërfshirëse të legjislaturës zgjedhore e cila do t’i mënjanojë mangësitë dhe zbrazëtirat e cekura juridike”, ceket në kumtesën e MPJ-së.

Ministri Dimitrov theksoi se zgjedhjet e mbajtura presidenciale e treguan kapacitetin dhe pjekurinë demokratike të institucioneve, por para së gjithash dhe mbi të gjithat, të qytetarëve, si parakusht i domosdoshëm për integrim evropian të vendit.

Duke u falënderuar për mbështetjen e OSBE/ODIHR-së dhe Këshillit të Evropës, ministri Dimitrov e riafirmoi gatishmërinë e Qeverisë për vazhdim të reformave të legjislaturës zgjedhore, si domosdoshmëri edhe në kontekst të integrimit evropian të vendit.

Marketing