Ministri Duraki jep dorëheqje

Sot, ministri Sadulla Duraki ka dhënë dorëheqje nga funksioni ministër i Mjedisit
Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për arsye se është propozuar për ministër të
Ministrisë së re të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive.
Në dorëheqje drejtuar kryeministrit Zaev, Duraki thotë:

Marketing

„ Ju falënderoj Juve dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë, si dhe përfaqësuesve të
Kuvendit për besimin dhe privilegjin e dhënë për të kontribuar në përmirësimin e
gjendjes së mjedisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më duhet të theksoj se në të kaluarën, gjatë kryerjes së funksionit, u ballafaquam me
sfidat më të mëdha për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Sipas situatës së
tanishme, disa nga këto sfida i tejkaluam me sukses. Ekipi im dhe unë punuam
shumë në të kaluarën dhe kontribuam me të gjitha njohuritë dhe aftësitë tona në
zgjidhjen e problemeve, por disa probleme kërkojnë një qasje afatgjate dhe
sistematike.

Nuk do të doja të tingëlloj jomodest, por shumë projekte të vogla dhe të mëdha të
zbatuara nga Ministria në kohën e udhëheqjes sime, do të lënë gjurmë të
përhershme pozitive në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Megjithatë, duhet të
theksoj se për fat të keq në disa sfera të mjedisit ende jemi të pafuqishëm që të
bëjmë përmirësimin ose mirëmbajtjen.
Ministria ka një staf profesional dhe altruist që do të ndihmojë ekipin e ri për të
krijuar dhe zbatuar politikat në mjedisin jetësor dhe planifikimin hapësinor.
Në fund, do të doja të theksoja se do të jetë nderi dhe kënaqësia ime të jem pjesë e
një ekipi, ku unë mund të jap kontributin tim në rrugën e suksesshme të vendit tonë
përgjatë Integrimit Evropian“.

Marketing