Ministri Duraku :Deri sa nuk vendohen filtrat, Jugohrom nuk do të punojë

Ministri i Ekologjisë Sadulla Duraku ka reaguar pas lajmit lidhur me punën e kompanisë Jogohrom. Duraku në profilin e tij në facebook edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se kompania nga Tetova do të funksionojë pasi që të vendohen filtrat.

“Shëndeti i qytetarëve, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ambientit jetësor janë prioritet i yni. Për këtë arsye, dëshiroj të theksoj se mbetemi në qëndrimin tonë se kompania Jugohrom do të punojë vetëm atëherë kur do të përfundojë me procesin e vënies të filtrave.

Deri sa nuk vendohen filtrat Jugohrom nuk do të punojë.
Këtë e kemi premtuar para qytetarëve dhe e njëjta paraqet obligim ligjor që duhet të respektohet.

Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është prioritet kryesor !”, ka shkruar Duraku në rrjetet sociale pas aktualizimit të temës gjatë ditës së sotme.

evn