Ministri Filipçe është takuar me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës Ismailin

Ministri Venko Filipçe, në takimin e sotëm me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës Uran Ismailin, e ka njoftuar për risitë që janë vendosur në shëndetësi, ndërsa kanë shkëmbyer edhe përvoja dhe informacione në fushën e shëndetësisë në të dyja shtetet, informojnë nga MSH-ja.

Marketing

Me vendosjen e e dy llojeve të reja të referimit në sistemin kombëtar Termini im, theksojnë nga atje, po përmirësohet evidenca shëndetësore dhe thjeshtësohet puna e punonjësve shëndetësorë, procesi i drejtimit të pacientëve dhe rrugë më të shpejtë deri te shërbimi i cili u nevojitet.

“Në mënyrë të konsiderueshme i kemi rritur pagat e punonjësve shëndetësorë. Vitin e kaluar për herë të parë siguruam mjete për punën e investuar të specializantëve privatë. Përmes kujdesit të vazhduar e kthejmë dinjitetin e të gjithë punonjësve tanë shëndetësorë”, ka theksuar Filipçe.

Ai e ka njoftuar ministrin e Kosovës me servisin e integruar për vizitë shtëpiake, me të cilën, siç ka thënë, qytetarët nga vendet e largëta, mjediset rurale marrin shërbim mjekësor në shtëpi.

Në takim, siç kumtojnë nga MSH-ja, është biseduar edhe për ndërtimin e Qendrës së re Klinike, avancimit të qasjes së gjinekologëve në shtet përmes vendosjes së mbulimit të madh territorial dhe qasje të kuadrit në rajonet shëndetësore që shërbimet gjinekologjike në nivel primar nuk janë të kapshme apo arritja është e kufizuar.

Nga MSH-ja thonë se përpjekja e tyre është që të njihen kompetencat e mjekëve amë – specialistë për mjekësi familjare që përfshijnë edhe kujdes për shëndetin seksual dhe prodhues siç janë shërbimet për planifikim familjar, kontracepsion, infektimet e transmetuese seksuale…

“Me ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, për herë të parë çdo mjek i ri do të ketë shans të angazhohet në sistemin e shëndetit publik”, potencoi Filipçe.

Marketing