Ministri Filipçe për vizitë pune në Komunën e Tetovës

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të qëndrojë për vizitë pune në komunën e Tetovës.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, ministri Filipçe do të ketë fjalim para studentëve të mjekësisë së Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit në Tetovë, me rastin e 7 prillit – Ditës ndërkombëtare të shëndetit, ndërsa do ta vizitojë edhe Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë.