Ministri Filipçe pranon: Nuk e kam vaksinuar mbesën time me vaksinën MRP

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se pavarësisht fotografisë së publikuar me mbesën e tij, ajo nuk e ka pranuar vaksinën MRP.

Marketing

Ai tha se vaksinimi i mbesës së tij kishte për qëllim të sigurojë qytetarët se vaksinat janë të sigurta, por përkundër fotografisë, ai nuk e ka vaksinuar atë, sepse ajo është e vogël për vaksinën MRP.

“Gjithmonë është mirë të tregohet me një shembull personal se diçka është e vërtetë, se diçka është një hap i vërtetë dhe se diçka është një politikë e vërtetë. Në këtë drejtim ishte vaksinimi i mbesës sime, e cila është ende e vogël dhe nuk mund të vaksinohet nga MRP, por njoftimi ishte që ne, si autoritete shëndetësore, të sigurojmë të gjithë qytetarët, prindërit e fëmijëve të vegjël se vaksinat janë të sigurta.

Procesi i vaksinimit është absolutisht i sigurt, dhe është një investim i vërtetë për shëndetin e fëmijëve. Veprimi im ishte në lidhje me të gjitha këto argumente”, ka deklaruar ministri Filipçe.