Ministri gjerman: Në muajt e ardhshëm, do të kemi vaksinën për COVID-19

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, deklaroi se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm, të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.

Marketing

Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani publikoi një raport ku thoshte se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI). Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar dhe ishte botuar gabimisht.

“Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht në vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë”, tha Spahn për televizionin gjerman ZDF.

Spahn nuk pranoi të caktojë një muaj specifik në të cilin vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë.

Sakaq, presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi të martën se Rusia ishte vendi i parë që ka miratuar një vaksinë ndaj COVID-19. Spahn përsëriti dyshimet e tij për atë vaksinë, të quajtur “Sputnik V”, duke thënë se kishte relativisht pak të dhëna për të./

Marketing