Ministri Hajrulla Çeku viziton xhudistët kosovarë

11:34 | 12 Prill 2021

Marketing

Ministi i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka qenë për vizitë tek xhudistët kosovarë.

Çeku ishte i shoqëruar nga Zv.Ministrja, Daulina Osmani gjatë vizitës së tij tek xhudistët, transmeton lajmi.net.

Trajneri kosovar, Driton Kuka ka bërë të ditur lajmin për vizitën e Çekut dhe Osmanit përmes llogarisë së tij sociale, Facebook.

Kuka u shpreh i befasuar me vizitën ku tregoi se me Ministrin Çeku, ata biseduan për aktivitetet e ardhshme dhe rrugëtimin drejt Lojrave Olimpike.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Driton Kukës./Lajmi.net/

Marketing