Ministri Hoxha apel fermerëve: Aplikoni për subvencione!

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, përmes platformës së tij sociale, ka apeluar fermerët që ende nuk kanë aplikuar dhe i plotësojnë kushtet, që të orientohen për paraqitjen e subvencioneve në mënyrë elektronike në faqen e internetit të Agjencisë së Pagesave ose të bëjnë kërkesat tek zyrat rajonale të MBPEU-së, apo në linkun e adresës së mëposhtme:

Marketing

http://www.ipardpa.gov.mk/Root/mak/default_mak.asp

Postimi i Arjanit Hoxhës në FB:

“RIKUJTIM

Të nderuar fermerë,

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në afatin e fundit për të aplikuar për subvencione.
Të gjithë ju që plotësoni kërkesat, ju kujtoj se deri në fund të muajit mund të paraqisni kërkesat në mënyrë elektronike në faqen e internetit të Agjencisë së Pagesave ose të kontaktoni zyrat rajonale të MBPEU-së

Afati i fundit i aplikimit është 30 qershor”, ka shkruar Hoxha.

Marketing