Ministri Hoxha në panairin më të madh ndërkombëtar për bujqësi dhe blegtori, AGROEXPO në Izmir

Me ftesë të ministrit turk të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha ka marrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar për bujqësi dhe blegtori, AGROEXPO në Izmir, Turqi informon Tetovasot. Ky është panairi më i madh ndërkombëtar në Turqi i këtij lloji, që do të ralizohet në një sipërfaqe prej 337,000 metra katrorë dhe 12 salla panairi.

Marketing

AGROEXPO 2021 mbahet për të 16-ën herë dhe do të jetë nikoqir i prodhuesve dhe kompanive më të rëndësishme ndërkombëtare nga sektori bujqësor, prodhuesve vendorë dhe ndërkombëtarë të makinerive bujqësore si dhe i shumë fermerëve individualë. Interesi për pjesëmarrje i kompanive në këtë manifestim është tejet i lartë. Më shumë se 1000 kompani paraqesin produktet e tyre para rreth 390,000 vizitorëve.

AGROEXPO është lider për manifestime të panaireve nga sektori i bujqësisë. Përmes takimeve B2B të mbi 2000 biznesmenëve, nga rreth 80 vende, në këtë vend ndërtohen lidhjet e reja të klientëve dhe partnerëve të mundshëm për bashkëpunim, duke vendosur lidhje biznesi me cilësi të lartë.

Arjanit Hoxha deklaroi se Turqia dhe Ministria turke e Bujqësisë janë partnerët tanë të dëshmuar me të cilët bashkëpunimi, transferimi i njohurive dhe përvoja e tyre në shumë fusha të sektorit bujqësor janë motiv dhe mbështetje e fortë për zhvillimin e bujqësisë sonë.

Përvoja nga AGROEXPO 2021 është një përfitim i madh për të gjithë pjesëmarrësit dhe ka një potencial pakrahasuar në ndërtimin e marrëdhënieve të biznesit në sektorin e bujqësisë.

Marketing