Ministri i Bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Arjanit Hoxha, ka vizituar rajonin e Prespës, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosarevski.

Ministri Hoxha përmes rrjetit Facebook njoftoi:

“Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosarevski, vizitova rajonin e Prespës i cili u godit nga moti i keq ditë më parë dhe në vend pash dëmet e shkaktuara nga breshëri.
Në një bisedë me fermerët e dëmtuar, arritëm në përfundim se dëmi do të kishte qenë shumë më i madh pa ndërhyrjen e “avionëve” që ndalojnë reshjet e fuqishme dhe ndërhyrja e tyre ka parandaluar ndonjë katastrofë më të madhe. Komuna e Resnjës së fundmi shpalli Thirrje Publike për fermerët në zonat e të cilave kanë pësuar dëme për t’i raportuat ato. Komisioni komunal tashmë është duke mbledhur dokumentacionin e nevojshëm.
Pas përpunimit të të dhënave, raporti do t’i paraqitet Komisionit Shtetëror për vlerësimin e dëmeve.”

Artikulli paraprakOsmani takohet sërish me homologun bullgar!
Artikulli tjetërKëngëtari shqiptar përfshihet në një aksident trafiku