Ministri i Alternativës, Hysni Ismaili harron të urojë qytetarët për Kurban Bajram, por jo edhe për Ilinden!?

Ministri i Kulturës nga radhët e ALTERNATIVËS, Hysni Ismaili me qëllim ose jo, qytetarëve të besimit mysliman ka harruar që t’ua urojë Kurban Bajramin, informon GAZETA.MK

Marketing

Kjo gjë shumë lehtë mund të vërehet nëse e hapni faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në facebook dhe hidhni një sy gjërave që aty janë publikuar.

Artikulli i fundit i postuar në këtë faqe është urimi i Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili ku ai u dërgon urime qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 2 gushtit, ILINDENIT – Ditës së Republikës.

Ismaili përmes një publikimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës në facebook ka shkruar:

“ILINDENI është një festë e madhe kombëtare maqedonase, e cila padyshim ka një rëndësi të veçantë për historinë e popullit maqedonas. Jo vetëm për shkak të datave të rëndësishme në histori kur më 2 gusht 1903 filloi Kryengritja e Ilindenit, ndërsa në vitin 1944 u mbajtë Sesioni i Parë i ASNOM, por kjo festë është një kujtesë e përjetshme e asaj që kemi dhe asaj që jetojmë sot. Kjo festë na kujton luftën historike dhe synimin e përjetshëm të popullit maqedonas për liri dhe një shtet të pavarur, dhe për të gjithë ata që me veprën e tyre janë përfshirë përgjithmonë në këtë akt. Kjo ditë është një rast tjetër për mirënjohje, sepse sot jetojmë në një shtet modern, të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht, por edhe një kujtesë për të vazhduar në paqe dhe unitet për të ndërtuar vendin në frymën e vlerave evropiane.”

Marketing