Ministri i Arsimit Arbër Ademi nuk do ia merr kompetencat kryetarit të Gazi Babës

Ministria e Arsimit nuk do t’ia marr kompetencat komunës Gazi Babë të Shkupit për ti dhënë fund problemit për hapjen e paraleles shqipe në shkollën fillore “Njegosh” të Idirizovës.
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi thotë se kompetencat mund të merren vetëm në rast se komuna nuk respekton dispozitat ligjore për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe jo për organizimin e mësimit në një komunë.
Ministri Ademi tha se çështja e Idrizovës do të hapet për diskutim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Marketing

“Ministri i Arsimit dhe Shkencës në aspekt, në një segment të caktuar mund të merr kompetencat e kryetarit të komunës në qoftë se nuk respekton dispozitat ligjore në aspekt të emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve, në qoftë se nuk respekton dispozitat ligjore në aspekt të përmbushjes së detyrimeve financiare që kanë të bëjnë me shkollat dhe në aspekte të tjera. Mirëpo, çështja e organizimit të mësimit në një komunë i përket vet komunës dhe subjekteve arsimore – tha Arbër Ademi, ministër i arsimit.

Ndërkohë, prindërit vazhdojnë të këmbëngulin për hapjen e paraleles shqip në Idirizovë, ku duhet të mësojnë 11 nxënës të klasës së gjashtë. Ata thonë se fëmijët do të vazhdojnë ti mbajnë në shtëpi dhe për këtë, sipas prindërve, përgjegjësi duhet të mbajnë institucionet përkatëse. Ndërkohë, ministri Ademi përgjegjësi për këtë kërkon nga institucionet që sjellin vendime joserioze duke aluduar në komunën e Gazi Babës.

Marketing