Ministri i brendshëm flet se a mund të arrestohet Katica Janeva

MPB-ja nuk ka për obligim ta dijë ku janë qytetarët e shtetit në çfarëdo qoftë momenti, përveçse nëse ka urdhër nga prokurori kompetent apo gjykatë kompetente, tha sot në Prilep ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur pyetjen e gazetarëve nëse MPB-ja e di ku është prokurorja speciale publike Katica Janeva.

Marketing

“Nëse nisemi nga ai parim se MPB-ja duhet ta dijë ku secili ndodhet në një moment të caktuar, atëherë ky nuk është shtet demokratik. MPB-ja vepron jashtëzakonisht sipas urdhrave të cilat i lëshojnë prokurori kompetent apo gjykata kompetente”, tha Spasovski i cili ka marrë pjesë në seancë konsultuese të Këshillit për Parandalim në Prilep.

Marketing