Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pjesë e delegacionit qeveritar në Forumin ekonomik botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe zv/kryeministrin Koço Angjushev sot gjatë mbajtjes së Forumit Botëror Ekonomik në Davos, kanë realizuar takim me Komisionarin për Zgjerim Johanes Hahn dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg.

Marketing

Gjatë takimit me Komisionarin Hahn është konstatuar se në afatet e caktuara kohore po realizohet Marrëveshja e Prespës dhe se tashmë ka ardhur koha që të gjitha proceset politike në Maqedoni të fokusohen në zbatimin e reformave me qëllim që të mundësohet nisja sa më e shpejtë e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zaev, Bekteshi dhe Angjushev gjatë takimit dhe bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg transmetuan porositë për përkrahjen dhe inkurajimin që vazhdon të arrijë nga NATO-ja gjithnjë duke pasur për qëllim realizimin sa më parë të Marrëveshja së Prespës në tërësi.

Marketing