Ministri i financave Fatmir Besimi siguron: Ka para për rroga dhe pensione

Gjendja me buxhetin po ndiqet në bazë ditore dhe nëse ka nevojë do të reagohet me kohë, tha ministri i ri i Financave, Fatmir Besimi. Për pakon e katërt të masave ekonomike në një intervistë për MIA ai shtoi se ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes ekonomike duke i stimuluar shpenzimet private dhe duke nxitur investime në ekonominë. Edhe pse kemi ulje të të ardhurave, ndërsa borxhi publik është rreth 60%, ai siguron se shteti ka para të mjaftueshme edhe në rast të krizës së dytë ekonomike.

Marketing

“Janë siguruar mjete likuide për buxhet sipas planit deri në fund të vitit, përkatësisht në mënyrë të rregullt të paguhen rrogat, pensionet, ndihma sociale, në mënyrë të rregullt të zbatohen obligimet ndaj ekonomisë, obligimet ndaj kreditorëve, si dhe mjete për masat kundër krizës për ndihmë të ekonomisë dhe përshpejtim të ripërtëritjes. Ka edhe mjete për siguri, varësisht nga zhvillimi i ngjarjeve, për krizë të dytë eventuale ose për pagesa që do të arrijnë në vitin 2021, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Por profesori universitar Nikolla Popovski dhe ish ministër i financave në një intervistë për TV1 tha se që të zbuten pasojat e krizës së dytë gjatë vjeshtës, Qeveria duhet të ndalë ta rrisë borxhin publik dhe t’i shkurtojë shpenzimet dhe subvencionet e panevojshme.

“Në fillim, me vendimet e qeverisë është mbyllur një pjesë e madhe e ekonomisë, tani filloi të rihapet. Pakoja e re duhet të jetë më e ulët, për shkak se ato pjesë që janë të hapur nuk kanë ndalesë, nuk duhet të kompensohen ose të kthehen në gjendjen e mëparshme. Vera kaloi që do të thotë se këto subvencione turistike që nga shtatori e më tutje do të jenë iluzion, duhet të bëhen kursime deklaroi Nikolla Popovski, profesor Universitar.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi para pak kohe tha se fakti që në buxhet ka ulje të të ardhurave për 13,9% ky nuk është skenari më i keq. Tashmë po realizohen masat e tre pakove të para, ndërsa për momentin përgatitet pakoja e katërt e masave ekonomike.