Ministri i Jashtëm gjerman: Europa të bëhet e pavarur nga SHBA

Europa duhet të krijojë një kundërpeshë ndaj Shteteve të Bashkuara, nëse Uashingtoni kapërcen “vijat e kuqe”. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, qëllimi kryesor është ndërtimi i një Europe të fortë dhe sovrane.

Marketing

Komentet e tij vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve europianë janë acaruar së tepërmi, pas vendosjes së tarifave mbi importet e çelikut dhe aluminit nga BE dhe tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Europa është përpjekur të bindë Teheranin të respektojë marrëveshjen e vitit 2015, por me kompanitë europiane që do të donin të evitonin dënimet financiare amerikane, kjo po rezulton një sfidë. BE-ja është tregu më i madh i eksporteve për SHBA-të, me rreth një të pestën e të gjitha eksporteve amerikane.

Po ashtu, një e pesta e eksporteve europiane shkojnë në SHBA. Por, Maas thotë tani se Europa duhet të krijojë sisteme pagesash të pavarura nga SHBA, nëse do që të shpëtojë marrëveshjen bërthamore.

Sipas tij, duhet forcuar autonomia europiane përmes krijimit të kanaleve të pagesave të pavarura nga SHBA, një fond monetar europian dhe një sistem “sëift” të pavarur.

Sa më gjatë të qëndrojë gjallë që marrëveshja me Iranin, aq më mirë është, nëse merret parasysh kriza shpërthyese që do të pasonte në rast të kundërt. Irani i ka kërkuar Europës të intensifikojë përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen, pasi grupi francez i naftës “Total” u tërhoq nga një projekt i madh gazi të hënën.

BE-ja ka ofruar një mburojë për kompanitë europiane përballë masave ndëshkuese amerikane. “Është e rëndësishme t’i themi Uashingtonit se ne duam të punojmë bashkë, por kjo nuk ju lejon juve të dëmtoni interesat tona, pa u konsultuar me ne”, thotë Maas.

Marketing