Ministri i Jashtëm grek nesër vizitë në Palestinë dhe Izrael

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias nesër do të vizitojë Palestinën dhe Izraelin për të zhvilluar takime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Greqisë njoftoi se ministri Dendias në kuadër të vizitës do të zhvillojë takime me homologun palestinez Riyad al-Maliki, homologun izraelit Gabi Ashkenazi dhe Patrikarkun e Kudsit Theophilos.

Më pas Dendias do të vizitojë Jordaninë ku do të zhvillojë një takim me homologun e tij Ayman Safadi ndërsa më 20 maj gjatë një vizite në Kajro do të takohet me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry.

Marketing



. .

Marketing