Ministri i jashtëm hungarez, Peter Sijarto ka thënë sot në Bruksel se ish-kryeministri Nikolla Gruevski në mënyrë legale ka hyrë në Hungari.

“Gruevski ka shprehur dëshirë për të aplikuar për azil, por Qeveria hungareze nuk ka pasur rol në mbërritjen e tij në vendin tone”, theksoi Sijarto.

Sipas t ij, Gruevski ka ardhur në Hungari në mënyrë legale, duke plotësuar të gjitha rregullativat ndërkombëtare dhe hungareze, po ashtu duke kaluar legalisht edhe kufijtë. Shefi i diplomacisë hungareze shtoi se për këtë çështje nuk është diskutuar në mbledhjen me kolegët e tij në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi se bashkë me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov do të bisedojë për këtë temë në margjinat e takimit të NATO-s në Bruksel në fillim të dhjetorit. Maqedonia sot do ti dorëzojë notë proteste Hungarisë lidhur me kërkesën e Gruevskit për azil. Kjo notë diplomatike i është dorëzuar ambasadorit hungarez në Shkuip, Laslo Duks.