Ministri i Jashtëm i Francës i aplaudon Bujar Osmanit gjatë pres konferencës në Paris (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot është takuar me homologun e tij francez Le Drian, ku kanë folur për pespektivën e raporteve bilaterale të të dy vendeve.

Marketing

Bujar Osmani ka bërë të ditur se sot në Paris janë nënshkruar tri marrëveshje dhe se është folur për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, raporton TetovaSot.

“Sapo kishim një takim miqësor dhe të dobishëm së bashku me kolegun tim të nderuar Le Drian, këtu në Paris. Më lejoni të theksoj se jam veçanërisht i nderuar dhe mund të them se personalisht kam kënaqësi që sot jam në vizitë bilaterale në Francën miqësore.

Në këtë drejtim, sot konstatuam se kemi bashkëpunim të shkëlqyer bilateral, me respekt të ndërsjelltë parimor dhe mbështetje reciproke. Nënshkrimi i Marrëveshjes së sotme për themelimin e Agjencisë Franceze për zhvillim, hap shtigje të reja të bashkëpunimit dhe është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të RVM-së, sepse krijon mundësi për mbështetje teknike dhe financiare gjatë zbatimit të reformave në fushën e mjedisit jetësor, energjisë, inovacionit, ekonomisë dixhitale etj.

E informova kolegun tim Le Drian për dosjen tonë evropiane. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa zbatimin e vendimeve që gjithsesi janë të sjella me konsensus nga ana e vendeve anëtare të BE-së. I tillë është edhe vendimi i Këshillit të BE-së, në mars, në të cilin 27-të vendet anëtare ranë dakord të fillojnë negociatat. Mos zbatimi i plotë i këtij vendimi, paraqet mossukses të përbashkët, dhe kjo seriozisht e minon kredibilitetin evropian, jo vetëm tek ne, por në të gjithë rajonin.

Këto mesazhe miqësore na nevojiten, pasi që nuk ka hapësirë për zhgenjim, ne mbetemi të përkushtuar në reforma, në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dhe në ratifikimin e besimit në fqinjin tonë Bullgarinë, pasi që ne e shohim veten si pjesë e BE-së, dhe këtë do ta realizojmë, edhe për të ardhmen e qytetarëve tanë, por edhe si kontribut tonin në suksesin e së ardhmes së Evropës. Sigurisht që paraqet obligim të përbashkët ruajtja e kredibilitetit evropian mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse jo vetëm ne, por gjitë kontinentit i nevojitet një rajon stabil, evropian dhe i prosperuar.

Dhe këtu më së shumti besojmë mbështetjen parimore të vendeve anëtare, besojmë në marrëdhënie korrekte, besojmë në sistem të meritave, dhe besoj që sot, i riafirmuam këto pozita parimore edhe me Francën. Ne i kuptojmë brengat e BE-së, por edhe të të gjitha vendeve anëtare veçmas, e kuptuam nevojën e transformimit të Unionit, e mbështesim fuqishëm projektin për të Ardhmen e Evropës, prandaj e përkrahim dhe i japim mbështetje të fortë Metodologjisë së re të negociimit.

Kemi shprehur gatishmëri së bashku me vendet anëtare të BE-së, por edhe me institucionet evropiane, për të punuar me zhvillimin e konceptit që do të kënaqë interesat e të gjithëve, dhe do të sjellë cilësi të re të marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut është e gatshme për mbikëqyrje më të rreptë. Dhe, ne këtë e shohim si avantazh për transformimin tonë. Sa më shpejtë që ta pranojmë këtë, aq më mirë edhe për ne, e edhe për shoqërinë tonë. Ju faleminderit” është shprehur kështu Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në takimin me homologun e tij Le Drian.