Ministri i MASH Arbër Ademi rregullon statusin e profesorit nga Kumanova

Ministri i MASH Arbër Ademi ka rregulluar statusin e profesorit Skender Abazi, ai shkruan:

Marketing

“Sërish u takova me Skender Abazin! Kësaj radhe pak më ndryshe sesa herave të tjera. Sigurisht se kësaj radhe jam më i lumtur, për arsye se statusi i mësuesit Skender Abazi është rregulluar ashtu siç kërkoi edhe në takimin e parë.

Konkretisht, prej këtij viti Skenderi është mësimdhënës me vendim pune me kohë të pacaktuar në shkollën e fshatit Tanushë, ku punoi për 15 vjet pa status të rregulluar.

Kur dëgjova historinë e tij dhe sfidat me të cilat ai ballafaqohet si mësimdhënës në shkollën fillore të fshatit Tanushë, sigurisht se s’ka se si të mos reagojmë në situata të këtilla me zgjidhje konkrete, dhe se të mbledhim forcat për të përmirësuar statusin e mësimdhënësve në nivel nacional!”

Marketing