Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, për vizitë zyrtare në Maqedoni

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkeviçius.

Marketing

Siç kumtoi MPJ-ja, përveç me nikoqirin e tij, ministri lituanez do të takohet edhe me kreun shtetëror të Republikës së Maqedonisë, si dhe me më shumë deputetë në Kuvendin e Maqedonisë.

Në agjendën e bisedës së dy ministrave, do të jenë edhe çështjet për dinamikën dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale Maqedoni-Lituani, bashkëpunimi në sektore, me theks të posaçëm në bashkëpunimin në planin ekonomik dhe tregtar, si dhe përkrahja lituaneze në proceisn e integrimit të RM-së në BE dhe NATO. Po ashtu, shefat e dy diplomacive do të këmbejnë mendime edhe për më shumë çështje aktuale në korniza rajonale dhe ndërkombëtare.

Takimi Dimitrov – Linkeviçius, sipas agjendës, do të fillojë me nënshkrimin e marrëevshjes për trasnport ndërkombëtar në komunikacionin rrugor, pas çka do të vijojnë tet-a-tet bisedat.

Ministrat do të kenë edhe fjalime në panel diskutimin “Qëllime të përbashkëta: stabilitet në Ballkan, siguri në Ballkan”, që do të mbahet në MPJ, në organizim të Info qendrës për integrime euroatlantike.

Marketing