Ministri Ismaili dhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë shëndetësore pas aksidentit

Burime të afërta me ministrin Hysni Ismaili, thonë se ai dhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë shëndetësore, pas aksidentit që ka ndodhur sot pasdite në Tetovë. Të njëjtat burime thonë se Ismaili dhe shoferi i tij kanë kaluar vetëm me lëndime të lehta në këtë aksident.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në aksin rrugor Tetovë -Gostivar, në afërsi të pikë pagesës së Tetovës. Sipas informative të para të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, në këtë aksident mes makinës në fjalë dhe një kamioni me targa të Gostivarit, nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa është bërë vetëm dëm material. Meqë kanë lëvizur me shpejtësi të vogël, është shkaktuar vetëm dem i vogël material.

Ekipet e sektorit për punë të brendshme për momentin duke kryer hetimet, për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

Marketing