Ministri kosovar e paralajmëron Maqedoninë Veriore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka paralajmëruan Maqedonisë se nëse vazhdon të aplikoj barriera do të jenë të detyruar të vendosen masa reciprocitetit.

Ai ka thënë se për këtë çështje, është duke pritë përgjigje nga Maqedonia Veriore.

“Kemi hasë dhe kemi shqetësimi nga shumë biznese për barriera të implementuara së fundi nga Maqedonia Veriore, ne kemi proceduar me këto informata për barriera përmes mekanizmit të CEFTA-s dhe jam duke pritë përgjigje nga ministria e linjës e Maqedonisë Veriore nëse nuk kemi një përgjigje dhe nëse nuk kemi një veprim që këto barriera janë implementuar së fundi në raport me bizneset në Kosovë atëherë ne kemi me qenë të detyruar që të marrim veprime reciproke edhe me Maqedoninë Veriore dhe me secilin shtet tjetër i cili nuk ka qasje reciproke në secilin aspekt”, tha Shala për Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, është shprehur i vendosur për ta mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe derisa Serbia nuk reflekton karshi kërkesave që ka Kosova

evn