Ministri Kreshnik Bekteshi uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Të gjithë besimtarëve muslimanë u uroj fillimin e muajit të sakrificës, muajin e shenjtë të Ramazanit.

Marketing

Ky muaj i bekuar i Ramazanit është një mundësi për të reflektuar dhe vlerësuar gjërat që janë të rëndësishme në jetën tonë, besimin, familjen, miqtë dhe shoqërinë, dhe na përkujton në vlerat e paqes, dashurisë, drejtësisë, sakrificës, solidaritetit dhe bamirësisë. Uroj që ditët e ardhshme të Ramazanit të na mbajnë edhe më pranë këtyre vlerave dhe të jenë ditë gëzimi në familje dhe lumturi ndërnjerëzore.

Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!

Marketing