Ministri Mançevski në konferencë ITU Telekom i promovon shërbimet e shtetit për inkuadrim të operatorit të tretë celular

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski prej sot merr pjesë në konferencën botërore – ITU Telekom, që mbahet në Budapest, ku i promovon kushtet të cilat i ofron Maqedonia e Veriut për hyrje të operatorit të tretë celular.

Marketing

Në suaza të vizitës zyrtare, delegacioni i udhëhequr nga Mançevski, kumtuan nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të realizojë më shumë takime bilaterale me përfaqësues të lartë të Telenor, Orange, AT&T, si dhe me Doren Bogdan Martin, drejtoreshë e Byrosë zhvillimore telekomunikuese të ITU-së dhe Hulin Zhao, sekretar i përgjithshëm i ITU-së.

Klima e biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë të cilat i jep në dispozicion për investitorë të huaj, ministri Mançevski do t’i prezantojë edhe në tryezën e rrumbullakët, ku do të marrin pjesë përfaqësues të shumë operatorëve nga Evropa, si dhe një pjesë e bankave më të mëdha dhe rregulluesve nga fusha e komunikimeve elektronike.

Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës potencojnë se të dhënat me të cilat Maqedonia e Veriut mund të lavdërohet në fushën e IKT:-së janë: 862 milion euro – vlerë të tregut të IKT-së, katër për qind kontribut ndaj BPV-së, 47 për qind rritje të tregut në pesë vitet e fundit, 18.242 punësime në fushën e IKT-së, mbi 600 studentë të diplomuar të studimeve nga fusha e IT-teknologjive në vit, 945 euro në muaj – bruto paga mesatare në sektorin për telekomunikime, 8,2 për qind rritje e tregut për softuerë në nivel vjetor, 84,7 për qind rritje e tregut për harduerë dhe 257 subjekte të reja të themeluara në vitin 2017.

Marketing