Ministri Nuhiu: Policia e përkushtuar në garantimin e rendit dhe qetësisë

Në takimin e zhvilluar me strukturat e larta të Policisë së shtetit, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka cekur rëndësinë e etapës të cilën po e kalon shteti, duke vlerësuar se Policia mbetet e përkushtuar në punën e saj.

Marketing

Ministri Nuhiu ka potencuar po ashtu se Policia garanton rendin dhe qetësinë publike, jetën dhe pronën e qytetarëve, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në zbatimin e autorizimeve tjera ligjore.

Pas takimit, Ministri Nuhiu në rrjetin social ka shkruar:

Në të gjitha fazat që po kalojmë si shtet, policia mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës së qytetarëve, lirive dhe drejtave të njeriut dhe qytetarit dhe në zbatimin e autorizimeve tjera ligjore!

Marketing