Ministri Nuhiu shpreh mirënjohje për Holandën në fushën e sigurisë

Sot, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka takuar zëvendës ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Z. Andri van Mens. Takimi u zhvillua në prag finalizimit të reformave të ndërmarra për fushën e sigurisë, me ç’rast Z. Nuhiu edhe i ka shprehur mirënjohje z. Van Mens për përkrahjen e ofruar. Ja postimi i zv. Ministrit Nuhiu:

Marketing

“Në takimin me zv/ambasadorin holandez z. Andri van Mens, shprehem gatishmërinë për përfundimin në kohë optimale të procesit të reformave në fushën e sigurisë! Mirënjohje për mbështetjen që na ofrohet në rrugëtimin tonë euroatlantik!