Ministri Nuhiu takon përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së: Parësore, siguria dhe rendi publik

Ministri i Punëve të brendshme, Agim Nuhiu, ka takuar përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së, në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë rast, kanë diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve, si dhe për temat nga fusha e sigurisë.

Marketing

Ministri Nuhiu dhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së, kanë vlerësuar se siguria dhe rendi publik, janë shtyllat bazë për shtet të së drejtës.

Pas takimit të zhvilluar, ministri Agim Nuhiu, në rrjetin social, ka shkruar: Në takimin me përfaqësuesit e ambasadës së Sh.B.A.- ve, ndamë qëndrimin se siguria dhe rendi publik mbetet shtylla bazë në rrugëtimin tonë për shtet të së drejtës!