Ministri Nuredini në mbledhjen e sigurisë te Presidenti

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,Naser Nuredini merr pjesë sonte në Këshillin e Sigurisë të thirrur nga presidenti, Stevo Pendarovski,Nuredini do të merr pjesë në pjesën e dytë të seancës që do ti dedikohet çështjes së ndotjes së ajrit. Në seancë do të shqyrtohen çështjet aktuale në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës. Nga kabineti i presidentit kanë informuar se në pjesa e dytë e seancës, do t’i dedikohet çështjes së ndotjes së ajrit. Në seancë do të marrin pjesë edhe Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fejzula Spahija, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.
Presidenca
“Në pjesën e parë të seancës, ku do të diskutohen çështjet aktuale në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës, përveç anëtarëve të këshillit, do të marrin pjesë edhe Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Erold Musliu, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Zoran Angelovsk, drejtori i Agjencisë Operuese-teknike dhe gjeneralnënkolonel Vasko Gjurçinovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Marketing
Marketing