Ministri Nuredini në Samitin e ujrave në Budapest

SZIJJARTO_Peter fogadja Nasser_NUREDINI urat, Észak Macedónia környezetvédelmi és területrendezési miniszterét a KKM-ben. Jelen vannak: 1. Szijjártó Péter 2. Sztáray Péter 3. Joó István 4. Dr. Gyarmati Eszter 5. Kállai Mária BT elnök + angol tolmács valamint, 1. Nasser Nuredini, környezetvédelmi és területrendezési miniszter 2. Ylber Mirta, a környezetvédelmi és területrendezési minisztérium vízügyi részlegének vezetője 3. Goran Stevchevski Észak-Macedónia budapesti nagykövete 4. Ance Markovska I. o. titkár

Delegacion i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, i udhëhequr nga Ministri Naser Nuredini mori pjesë në Samitin e Ujit, i cili mbahet nga 15 deri në 17 tetor në Budapest, Hungari.

Marketing

Tema kryesore e Samitit të këtij viti është identifikimi i hapave të nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e krizës së ujit si një nga burimet natyrore me ndikim të madh për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Ministri Nuredini zhvilloi disa takime zyrtare në nivel të lartë. Ai takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Petar Siarto ku diskutuan për përkrahjen e Hungarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit me theks të veçantë në menaxhimin e ujrave, kjo si rjedhojë e Memorandumit për Bashkëpunim në fushën e Menaxhimit të Ujërave ndërmjet dy Ministrive të nëshkruar në 2015-tën.

Ministri Nuredini, gjithashtu u takua me Përfaqësuesin e Përhershëm të Konfederatës Zvicerane pranë Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në KB, Pio Wenubst, me të cilin diskutimet u përqëndruan në mbështetjen e konsiderueshme nga Konfederata Zvicerane e Mjedisit dhe Menaxhimit të Ujërave, si dhe zgjerimi i së njëjtës.

Poashtu, u mbajt takim edhe me Nënkryetarin e KB Wodi, Olkai Unver dhe Drejtorin Rajonal të Ushqimit dhe Bujqësisë, Vladimir Rachmanin, i cili prezantoi kornizën e programit mjedisor si dhe mundësitë për bashkëpunim mes dy shteteve në këtë sektor.
Në Samitin e Ujit, Ministri Nuredini vizitoi edhe Panairin, ku realizoj edhe kontakte të shumta me kompani mbi teknologjitë eko-inovative.