Ministri Nuredini takon kryetarin e Bogovinës

“Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, realizoi një takim pune me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili.

Marketing

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale në komunë në fushën e mjedisit dhe si Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mund të ndihmojë në ballafaqimin e sfidave aktuale për një jetë më të mirë dhe cilësore për qytetarët.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës dhe Ministri e shprehen gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim më të ngushtë duke inicuar projekte të reja të përbashkëta” – shprehen nga kabineti i Ministrit Nuredini.