Ministri Osmani nesër pret në takim eurodeputetin Ilhan Kyçuk

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të takohet me eurodeputetin Ilhan Kyçuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është në vizitë dyditore në vend.

Marketing

“Vizita realizohet në prag të votimit për projekt-Rezolutën për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Komisionin për Punë të Jashtme në kuadër të Parlamentit Evropian, që do të jetë tema qendrore e të gjitha takimeve. Do të hapen perspektivat evropiane të vendit, si dhe të situata e përgjithshme me procesin e zgjerimit të Unionit”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Në kuadër të kësaj vizite, përveç takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Kyçuk do të takohet gjithashtu me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev, përfaqësues të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të tjerë shtetëror-politik.

Marketing