Ministri Osmani sot takohet me Vuçiqin, Daçiqin dhe Bërnabiqin

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Serbi.

Marketing

Gjatë vizitës, përveç takimit me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviç, Osmani do të pritet nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe do të realizojë takim me Kryetarin e Kuvendit Popullor, Ivica Daçiç dhe Kryeministren, Ana Brnabiç.

“Në takime do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e tyre me forma dhe përmbajtje të reja me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, në të cilën Republika e Serbisë është partneri ynë i rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit do të shkëmbejnë mendime mbi situatën aktuale në rajonin tonë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe perspektivat e vendeve në lidhje me procesin e integrimit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Nga atje shtojnë, se në kushtet e një pandemie komplekse dhe fillimit të procesit të vaksinimit, do të shqyrtohen edhe përpjekjet dhe aktivitetet e të dy qeverive në trajtimin e pasojave dhe kufizimeve në luftën kundër virusit Covid19, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë në këtë drejtim.

Marketing