Ministri Osmani takoi kryesinë e KMSHZ-së

Më 16 mars 202, në lokalet e Xhamisë së shqiptarëve në Wil, kryetari i KMSHZ-së, Mehas Alija, i shoqëruar nga nënkryetari i KMSHZ, Bashkim Aliu, anëtarët e kryesisë, Bilal Tairi dhe Ismail Ademi, si dhe kryetari i kuvendit të KMSHZ-së, Abdullah Mustafa, realizoi takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Bujar Osmani, ambasadorin e RMV-së në Bernë të Zvicrës, z.Kenan Ramadani dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë së punëve të jashtme dhe ambasadës së RMV në Bernë të Zvicrës.
Takimi u realizua në vazhdën e takimeve që ministri i punëve të jashtme i realizon me mërgatën, me qëllim të senzibilizimit të mërgatës për regjistrim.

Marketing

Kryetari, Mehas Alija, e theksoi përcaktimin e KMSHZ-së, xhamive, imameve dhe stafëve drejtuese, që të kontribuojnë me të gjitha potencialet e veta në drejtim të senzibilizimit të mërgatës për realizimin me sukses të regjistrimit, si projekt i rëndësishëm për shqiptarët e RMV-së.

Nga ana e tij, ministri Osmani e çmoj lartë kontributin e KMSHZ, dhe u shpreh i entuziazmuar nga puna e xhamive në Zvicër, në drejtim të mbështetjes së kauzës kombëtare.

Të dy palët u zotuan për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera shtetërore me KMSHZ-në, si një nga palët më serioze të përfaqësimit të mërgatës në Zvicër.

Marketing